Takimi me Ambasadorët, zyra e BE: U kërkua nga Basha

200
Sigal

Lulzim Basha, i cili u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, zhvilloi sot një takim me 5 ambasadorë të akredituar në Tiranë. Takimi i cili zgjati rreth 60 minuta nuk u komentua as nga abasadorët dhe as nga Basha, ndonëse zakonisht pas takimeve të tilla jepen deklarata, madje mbahen edhe konferenca të posaçme për mediat.

Por si u realizua takimi me 5 ambasadorët, SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe BE-së?

Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, konfirmoi se takimi me ambasadorët është kërkuar nga Lulzim Basha.

Takimi i kërkuar nga deputeti Lulzim Basha ka zgjatur për rreth një orë, ku mësohet se është folur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe shkarkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar.

Edhe Lulzim Basha, i cili doli para mediave, për të folur për çështjen e inceneratorëve, pas arrestimit të ish ministrit Lefter Koka, iu shmang gazetarëve, të cilët e pyeten, se kush e kërkoi takimin me ambasadorët, duke nxituar të hyjë në seli, pa dhënë asnjë përgjigje.

Sipas raportimeve mediatike, një prej diplomatëve ka pyetur Bashën përsa i takon mbështetjes që ka, ndërsa ai ka përsëritur se beson që rreth 95 % e bazës së demokratëve e mbështet atë.