Ambasadorja Kim reagon për arrestimin e Lefter Kokës: Mund të vraposh, por nuk i fshihesh dot ligjit

170
Sigal

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin dhe SPAK po jep rezultate.

Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan ambasadorja Kim.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua këtë të martë pas hetimeve të SPAK me urdhër të GJKKO në lidhje me aferën e inceneratorëve.