Kush është prifti që ‘bekoi’ futjen e Ramës në shërbimet sekrete greke?

928
Sigal

I nxitur nga një foto e kryeministrit Edi Rama me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ish kryeministri Sali Berisha publikon detaje të forta që tregojnë lidhjet e hershme të Ramës me shërbimin sekret grek.

Sipas Berishës, ashtu siç vetë Rama e ka pranuar në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, në 8 dhjetor 1990, datë që përkon me lëvizjet studentore në Tiranë, kreu i qeverisë ka qenë në Korfuz, aty kuz është takuar me një prif grek, pjesë e shërbimeve sekrete të shtetit fqinj.

“Batoni i Vogël, Little Baton dhe Zografi bis apo Edvin Korfuzi siç e quajnë Ramën sepse më datën 8 dhjetor 1990 ai ishte ne Korfuz ku, siç i thotë në një intervistë Blendi Fevziut, shkoi për të takuar një prift (i cili defacto nën veladon ishte një major i Asfalisë, shërbimeve inteligjente greke) që do të merrte Ramën në shërbim të përjetshëm”, shkruan ish kryeministri Berisha në postimin e tij.