Albano Bogdo fton vajzat në plazh: Duhet të paguani 700 euro për të ndenjur me mua

89
Sigal

Aktori i humorit, Albano Bogdo iu ka bërë një ftesë publike të gjitha vajzave që e ndjekin në rrjete sociale dhe që duan të kalojnë pushimet me të. Aktori i humorit ka publikuar një video në TikTok, nga vendi ku po kalon pushimet, por ajo që ra në sy ishte festa që iu bënte vajzave.

“Kush t dojë( gocë, kuptohet), unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua”, shkruan ai. Ky koment ka tërhëqur vëmendjen e të ndjekësve, shumë prej të cilave e kanë marrë si një shaka nga ana e tij.