‘Kriset’ marrëdhënia mes Shakirës dhe nënës së saj, shkak bëhet Pique

163
Sigal

Një prononcim për mediat nga nëna e Shakirës ka shkaktuar mosmarrëveshje mes kësaj të fundit dhe këngëtares.

Nidia Ripoll iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndarjen e vajzës së saj nga Gerard Pique. Në këtë deklaratë thuhet se mamaja e Shakirës ka treguar se dëshiron që ajo dhe futbollisti t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Mirëpo më herët bëhet me dije se Shakira i ka kërkuar familjarëve të saj të heshtin në mënyrë kategorike.

Sipas “Informalia”, Ripoll ka qenë në Barcelonë javët e fundit. Ajo po qëndron me vajzën e saj për t’i qëndruar pranë pas ndarjes nga Pique.

“Sigurisht që unë do të doja që ata të kthehen së bashku”, -tha Ripoll për Europa Press.

“Ajo po ndihet më mirë çdo ditë, falë Zotit”, -vazhdoi nënë e këngëtares.

Shakira's nine siblings: photos & info about their relationship

Megjithatë, Shakira nuk ishte e lumtur për këtë intervistë për shtypin, të cilët javët e fundit kanë qëndruar jashtë shtëpisë së Shakiras në Barcelonë. Ripoll është pyetur edhe për thashethemet për zhvendosjen e Shakiras në Miami, por është shprehur se nuk folur për këtë çështje me vajzën e saj.

“Nuk e kam idenë, nuk kemi folur për këtë”, u shpreh Nidia Ripoll.

Më herët kujtojmë që disa burime pranë këngëtares u shprehen se Shakira dëshiron të largohet nga Spanja dhe të shkojë në Miami me fëmijët e saj “sepse nuk ka miq në Barcelonë”.


Në emisionin e drejtuar nga Lorena Vázquez dhe nga influencuesja Alejandra Castelló, u zbulua se futbollisti katalanas nuk dëshiron që fëmijët e tij Milan dhe Sasha të ikin për të jetuar kaq larg dhe se kishte dërguar një kërkesë, nëpërmjet avokatëve të tij, për ta parandaluar këtë gjë