Përndiqte vajzën e mitur, arrestohet në kryeqytet 26-vjeçari nga Mirdita

151
Sigal

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga 26-vjeçarin F.T., për veprën penale “përndjekja.”

Sipas policisë 26-vjeçari ka përndjekur një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 26 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një shtetase të mitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.