Sigal

Shkencëtarët kanë arritur së fundmi në një përfundim mjaft të rëndësishëm, që pirja e ujit ë mëngjes jo vetëm që na ndihmon të ruajmë një peshë standarde, por na ndihmon edhe që të luftojmë disa sëmundje.

Mëposhtë do të gjeni disa nga arsyet se përse ju duhet të pini ujë sapo të zgjoheni nga gjumi:

Ju ndihmon që të dobësoheni

Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, si të thuash ju do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur.

Parandalon sëmundjet

Sëmurja e shpeshtë e njerëzve mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik.

Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur.

Pastron lëkurën

Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi adekuat i ofron ngjyrën më të mirë lëkurës tonë.

Lehtësimi i dhimbjeve menstruale

Çdo muaj, gratë vuajnë nga dhimbje të cilat nganjëherë mund të jenë të padurueshme. Uji i pijshëm ndihmon në reduktimin e mbajtjes së ujit në vaginë që shkakton dhimbje duke lehtësuar atë.