Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook në lidhje me dy deklarata të ndryshme, të bëra nga Kryeministri Rama dhe Ambasada Amerikane në Tiranë.

“Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”, thuhet në deklaratën e bërë nga Ambasada Amerikane. Ndërkohë, Rama ka thënë që duhet kërkuar falje Tahirit për akuzat ndaj tij

Ja statusi i plotë i Petrit Vasilit:

Ambasada Amerikane në Tiranë duke qenë si gjithmonë në krah të popullit shqiptar dhe kundër kriminelëve dhe pushtetarëve të inkriminuar, foli sot shumë qartë për ta dhe për Tahirin.
Ndërsa Kryeministri i kapur për grykë dhe nën shantazhin e krimit të ulur në pushtet mashtroi për Tahirin duke u bërë njësh me veprimtarinë kriminale, bën deklarata për të cilat duhet të kishte ikur që dje.
Ja çfarë deklaron Ambasada e SHBA:

“Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.”

Ja çfarë deklaron paturpësisht kryeministri në largim:

“Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinët në Evropë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.”

Kush dëgjon e beson më këtë llum Kryeministër dhe nuk dëgjon Amerikën do të thotë që nuk ka asnjë respekt për veten.