Trajtimi i infeksioneve urinare dhe shenjat e saj

499
Sigal

Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator për sa i përket shpeshtësisë. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për t’ u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), uretër shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët, numri të cilëve vjen në rritje. Në të njëjtën kohë edhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale. Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se te burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes). Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator për sa i përket shpeshtësisë. Femrat kanë një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Shenjat

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf