Vllaznia, në version italian

496
Sigal

Shtatë trajnerët italianë që kanë drejtuar në Shqipëri, nga Ticiano Gori te Xhani De Biazi

Baldo Ranieri nis punën sot si trajneri i ri i Vllaznisë. Italiani i vendosur nga “Gea Sport” zuri vendin vakant të lënë nga malazezi Dervish Haxhiosmanoviç, i cili ia doli që ta mbajë ekipin shkodran në Superligë. Baldo Ranieri, i cili është trajneri i tretë i huaj i Vllaznisë, pas Haxhiosmanoviçit (fitoi 1 kampionat, 1 Kupë e 1 Superkupë) dhe gjermanit Ulrih Shulce. Në fakt, i gjithë srafi teknik i Vllaznisë është italian. Kështu, ndimëstrajne është Davide Beloti; përgatitës atletik Daniele Nervi, ndërsa përgatitës portierësh është Sabino Oliva. Stafi do të jetë sot në Shkodër dhe sigurisht do të nisë edhe punën më lojtarët që ka për momentin Vllaznia. Ranieri bëhet kështu trajneri i pestë italian që drejton një klub shqiptar, pas Ticiano Gorit (Erzeni, Partizani), Leonardo Menikint (Tirana), Mauro De Vekisit (Kamza) dhe Eoberto Sorrentonos (Teuta). Me Kombëtaren shqiptare trajnerë italianë kanë qenë Xhuzepe Dosena (korrik-tetor 2002) dhe Xhani De Biazi (nga dhjetori i vitit 2011, ka firmosur kontratën e dytë deri në dhjetor 2015). Në fakt, historia italiane e futbollit shqiptar nisi gati 80 vjet më parë, kur Mbretëria Shqiptare për të bërë sportin dhe futbollin në Shqipërinë e viteve 1930, pati edhe ndihmën e italianëve Lisoni, Rati, Xaniki, Vitali, etj. Gjithsesi, pas Kampionatit të 7-të Kombëtar (1937), gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, pati disa ndeshje miqësore me skuadra të sajuara, me përfaqësues të ushtrisë italiane. Interesant mbetet fakti se, portieri italian Xhakomino Pozeli, arriti të vishte fanellën e ekipit të Flamurtarit dhe të Kombëtares shqiptare, madje duke dalë edhe Kampion i Ballkanit me kuqezinjtë, në tetor të vitit 1946.

STAFI ITALIAN VLLAZNISË

Trajner: Baldo Raineri

Zv.Teknik: Davide Belotti

Përgatitës atletik: Daniele Nervi

Përgatitës portierësh: Sabino Oliva

 TICIANO GORI

Pas 55 vjet “shterpësie”, italiani i parë i ardhur në Shqipëri është Ticiano Gori, i cili mori Erzenin e Shijakut në sezonin 2001-2002. Ticiano Gori e la Erzenin në javën 10-të mbas humbjes 2-0 në Durrës me Teutën në vendin e 11-të. Shtatë javë futbollistike më pas, Ticiano Gori mori drejtimin e Partizanit (pas shkarkimit të Shpëtim Duros), duke i siguruar skuadrës së kuqe një vend në Kupën Intertoto.

 XHUZEPE DOSENA

Italiani Xhuzepe Dosena mbërriti në Shqipëri për të pasuar të shkarkuarin Sulejman Demollari (prill 2002, pas humbjes 2-0 me Andorrën), i fundit trajner shqiptar që ka drejtuar përfaqësuesen. Kombëtarja nën drejtimin e Dosenës barazoi me Zvicrën (1-1) në Tiranë dhe humbi në transfertë me Rusinë (4-1, 16 tetor 2002). Italiani u “arratis” pa lënë të paktën një letër lamtumire, ndërkohë që FSHF ia morri me gjyq një pjesë të parave që i kishte dhënë.

 LEONARDO MENIKINI

Në sezonin 2005-2006, Leondardo Menikini u bë trajneri i dytë italian,  që drejtoi një skuadër shqiptare. Menikini ishte një trajner i vërtetë profesionist, një teknik karizmatik. Nuk u kuptua aq sa duhet dhe u largua pas katër muajsh, pas një barazimi të bujshëm Tirana-Shkumbini 4-4 në “Selman Stërmasi” (java 11, sezoni 2005-2006).

 XHANI DE BIAZI

Nëntë vjet pas braktisjes së Kombëtares nga ana e Xhuzepe Dosenës (më 16 tetor 2002), Xhani De Biazi siguroi një kontratë pune dyvjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit (14 dhjetor 2011-tetor 2013) për fushatën kualifikuese të Botërorit 2014, ndërkohë që me kontratën e tij të dytë do të drejtojë edhe fushatën e Europianit “Francë 2016”.

MAURO DE VEKIS

Mbërriti në janar të vitit 2012, duke zëvendësuar Ernest Gjokës te Kamza. Italiani 44-vjeçar, erdhi në Shqipëri në kohën kur marrëdhëniet e kryebashkiakut Xhelal Mziu me presidentin Naim Qarri ishin të shkëlqyera. Italiani kishte punuar si trajner në skuadra jo të nivelit të lartë, porse tek Foljaneze apo Real Rimini. Rezistoi deri në fund të sezonit 2011-2012, duke mos drejtuar më dot një ekip tjetër në Shqipëri.

 ROBERTO SORRENTINO

Italiani mori drejtimin e Teutës, më 13 nëntor të vitit 2013, duke zëvendëuar Gugash Magani. Edhe atëherë, Roberto Sorrentino erdhi si pjesë e marrëveshjes së Teutës me shoqërinë zvicerane “Gea Sport”. Pritej shumë prej tij, por Sorrentino nuk ka asnjë gjurmë. U shkarkua pas vetëm tre muajsh, më 25 shkurt 2014.

 BALDO RANIERI

Italiani do të drejtojë Vllazninë për sezonin 2014-2015. Sot ai do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore, teksa në stafin e tij ka dhe tre italianë të tjerë.

SHTATË TRAJNERËT ITALIANË

 ME KLUBET

Ticiano Gori

2001-2002: Erzeni, Partizani

Leonardo Menikini

2005-2006: Tirana

Mauro De Vekis

2012-2013: Kamza

Roberto Sorrentino

2013-2014: Teuta

Baldo Ranieri

2014-2015: Vllaznia

MË KOMBËTAREN

Xhuzepe Dosena

(korrik-tetor 2002)

Xhani De Biazi

(nga dhjetor 2011)

Ndeshjet me italianët

 Klubet shqiptare numërojnë vetëm tre precedentë zyrtarë me skuadrat italiane në nivel klubesh (Torino, Parma, Napoli), përsa u përket ballafaqimeve ndërkombëtare, por këtyre u duhen shtuar edhe dy miqësore me Breshian dhe Milanin. Me Kombëtaren e madhe nuk jemi ndeshur kurrë, por kemi të paktën dy edicione ballafaqimesh në nivel Shpresa, në vitin 1984 dhe në 2009. Më të shpeshta janë ndeshjet në nivel U-17 dhe U-19.

  Miqësorja, Partizani barazon 1-1 me Gostivarin

 Partizani barazoi 1-1 në miqësoren me KF Gostivari, klub shqiptar që militon në kampionatin maqedonas. duhet thënë se në këtë ndeshje të kuqtë kanë bërë një lojë mfjaft të mirë dhe reparti i avancuar ka dhënë shenja pozitive. Pjesa e parë e lojës ka qenë me shumë ritëm nga të dyja skuadrat dhe të parët që kanë arritur të shënojnë kanë qenë të kuqtë me anë sulmuesit brazilian Rafael Maghales i cili duhet thënë se ka bërë një paraqitje mjaft të mirë. Lojtari i ardhur te të kuqët përpara se skuadra të nisej në fazën përgatitore drejt Mavrovës, ka realizuar në minutën e 37’, megjithatë vendasit kanë arritur të barazojnë shifrat vetëm katër minuta më vonë. Në pjesën e dytë të ndeshjes edhe pse dy skuadrat janë munduar që të realizojnë golin e fitores nuk e kanë arritur një gjë të tillë. Partizani e ka mbyllur me dhjetë lojtarë ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Gostivarit. Kjo për shkak se në minutën e 83’ të takimit mesfushori, Lorenc Trashi është ndëshkuar me karton të kuq. Trashi është bërë pjesë e të kuqve kohët e fundit, ndërsa sezonin e shkuar ka luajtur të skuadra e Lushnjës. Ky ishte testi i dytë i skuadrës së kuqe, pas humbjes 1-0 me Vllaznimin. Partizani vazhdon të kryejë fazën përgatitore në Mavrovë të Maqedonisë. Edhe pse ka qenë një nga skuadrat më aktive në këtë merkato, Partizani duket se nuk do të ndalet. Të kuqtë kanë afruar në klub disa emra të rëndësishëm dhe të talentuar por trajneri Shpëtim Duro, deklaroi se deri në fund pritet që ekipit t’i bashkohen dhe dy emra të rinj. Repartet ky pritet të përforcohet Partizani është mesfusha dhe sulmi. Përsa i përket fazës përgatitore që skuadra po bënë në Mavrovë, Duro tha se gjithçka po shkon shumë mirë dhe se është i fokusuar në aspektin fizik të alternuar me atë tekniko-taktik. Ndryshe nga ndeshja e parë miqësore që Partizani zhvilloi ndaj Vëllazërimit në takimin e djeshëm nuk ka qenë i pranishëm president ii të kuqve, Gazmend Demi.

  Formacioni i Partizanit

A.Hoxha, Ibrahimi, B.Krasniqi, Fejzullahu, Cuculim Rrahmani, Shabani, Batha, Mazrekaj, Mustafa, Maghales. Në fraksionin e dytë të lojës në fushën e blertë janë aktivizuar edhe portierin e dytë Dashamir, Xhikën, Trashin, Vatnikajn dhe Dajën. Edhe pse në minutat e fundit, lojtarët e aktivizuar kanë bërë një paraqitje të mirë.

  2

Miqësore ka zhvilluar Partizani gjatë qëndrimit në Mavrovë. Të kuqtë kanë humbur ndaj Vëllazërimit në shifrat 1-0 dhe kanë barazuar dje 1-1 me skuadrën e Gostivarit.

Drejt Bullgarisë

 Të kuqtë do të qëndrojnë deri në fundjavë në Mavrovë dhe më pas parashikohet të kthehen pak ditë në Tiranë, për t’u nisur sërish por këtë herë drejt Bullgarisë, ku do të qëndrojnë deri në f

 Teuta barazon me Makabi Haifën

 Teuta barazoi dje 1-1 me skuadrën izraelite Makabi Haifa, Miqësorja u zhvillua në Austri. Golin për durrsakët e realizoi Ulluri, Kjo ishte miqësorja e pestë dhe e fundit. Më përpara Teuta ishte ndeshur kundër Botosanit (Rumani), Eintraht Braunshvajgut (Gjermani), Kardif Sitit (Uells) dhe Torpedo Moskë (Rusi), duke mos fituar asnjë nga takimet. Interesant është fakti se, dy ditë më parë skuadra izraelite u sulmua nga disa palestinezë gjatë ndeshjes me francezët e Lilës.