Spitali Amerikan/ REZONANCA MAGNETIKE- fjala e fundit e Imazherisë së Avancuar në diagnostikimin e kancerit të gjirit

609
Sigal

REZONANCA MAGNETIKE  – fjala e fundit e Imazherisë së Avancuar në
diagnostikimin e kancerit të gjirit

Dr. Shk. Iris Allajbeu

Shefe e Departamentit të Imazherisë së Avancuar

Spitali Amerikan

Çfarë
është Rezonanca Magnetike e Gjirit?

RM e gjirit është ekzaminimi më i
avancuar diagnostikues për sëmundjet e gjirit që realizohet me anë të një
programi të posaçëm të rezonancës magnetike nga specialistët përkatës. Është një
ekzaminim joinvaziv, pa dhimbje, pa rrezatim dhe pa efekte anësore, i sigurt për
të gjithë grupmoshat e pacientëve.

RM e gjirit jep informacion të
detajuar p
ër
të gjitha patologjitë e gjirit në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese, si
mamografia apo ekoja janë të pamjaftueshme, duke çuar në diagnostikimin e saktë
të sëmundjes. Gjithashtu RM e gjirit arrin të diagnostikojë patologjitë e
gjirit që në fazat fillestare kur ato nuk janë të dukshme ende në mamografi apo
eko.

 


cilat raste rekomandohet të bëhet RM e gjirit?

Rezonanca Magnetike nuk është një
metodë depistuese për të gjithë popullatën, por një metodë imazherike e
avancuar që përdoret për grupe t
ë
caktuar dhe në situata të caktuara si:

*Depistimi i grave me RISK TË LARTË për
kancerin e gjirit.

Shoqata Amerikane e Kancerit dhe ajo
Europiane e Imazherisë së Gjirit rekomandojnë fuqishëm Rezonancën Magnetike, si
metodë depistuese krahas mamografisë për gratë me risk 20-25%  më të lartë se pjesa tjetër e popullatës.

– Në këtë grup përfshihen gratë me
histori familjare të kancerit të gjirit të të afermve si; nëna, motra, tezja, nën
moshën 50 vjeç.

– Defektet apo mutacionet gjenetike
BRCA1 dhe BRCA2

– Histori e kancerit të njërit gji,
e cila rrit rrezikun për kancer në gjirin tjetër

– Histori e rrezatimit të kraharorit
në doza të larta në moshat 10-30 vjeç

– Diagnostikimi i lezioneve
prekanceroze të gjirit në biopsi si: hiperplazia atipike duktale,
karcinoma insitu
lobulare apo duktale.

 

* Vlerësimi preoperativ
i pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit

RM luan një rol të rëndësishëm në planifikimin e ndërhyrjes
kirurgjikale dhe terapisë në pacientët të diagnostikuar me kancer gjiri, pasi
jep informacion të detajuar për përhapjen e kancerit
dhe
të strukturave përreth dhe vlerësimin e gjirit tjetër për të përjashtuar
një vatër të mundshme kanceri.

* Ndjekje postkirurgjikale e pacientëve që kanë kryer kirurgji
konservative të modifikuar të gjirit

* Diferencimi i lezioneve të dyshimta të
diagnostikuara në eko apo mamografi

* Vlerësimin e rezultatit të kimioterapisë

Në disa raste, kanceri i
gjirit trajtohet me kimioterapi neoadjuvante para se t’i nënshtohet
ndërhyrjes kirurgjikale.
Në këto raste, RM përdoret shpesh për
të monitoruar trajtimin me kimioterapi, si
dhe për të
rivlerësuar sasinë e tumorit ende
pranishëm,
para se operacioni
të jetë kryer.

* Vlerësimin e pacientëve që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale
plastike të gjirit

Në këta pacientë RM përdoret si për vlerësimin e
implanteve në rastet kur dyshohet për rupturë të tyre, ashtu edhe në
ekzaminimin e lezioneve të dyshimta, pasi ekoja dhe mamografia në këta pacientë
 realizohet më me vështirësi.

 

Cilat janë
kundërindikimet e RM së gjirit?

– Prezenca e implanteve metalike, pacemakerave etj, në
trup.

– Pacientët me histori alergjie nga lënda e kontrastit që
përdoret për ekzaminimet me RM (raste shumë të rralla).

– Pacientët klaustrofobike. Në raste të tilla mund të përdoren
forma të ndryshme sedacioni.

– RM është ekzaminim radiologjik i avancuar  që kërkon aparatura të posaçme dhe specialistë
me përvojë për të minimizuar biopsi apo ndërhyrje
kirurgjikale të panevojshme.

Ky ekzaminim ashtu
si dhe të gjitha ekzaminimet e tjera të gjirit këshillohet të kryhet brenda 10
ditëshit të parë të ciklit menstrual, mundësisht ditën 5-7 të ciklit, ku gjiri është
më i qetë dhe më pak i ndikuar nga ndryshimet hormonale
.