Si të përdorni qepët kundër artritit, reumatizmës dhe osteoporozës

576
Sigal

Qepa është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare.

Përdorimet e saj në kuzhinë dhe në mjekësinë popullore janë të larmishme.

Qepa rekomandohet kundër disa sëmundjeve dhe problemeve, ndër të cilat edhe artriti.

Ky i fundit manifestohet me inflamacion dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve duke ndikuar ndjeshëm në lëvizshmërinë e njeriut.

Zbut Inflamacionin

Qepët janë të pasura me kuercetinë, një flavonol që lufton ashpër inflamacionin.

Studimet kanë treguar se kuercetina zbut ndjeshëm simptomat e artritit dhe të reumatizmës, sidomos nëse konsumohet afatgjatë.

Përmirëson Sistemin Mbrojtës Të Trupit

Qepa është shumë e pasur me antioksidantë.

Këta të fundit ndihmojnë në eliminimin e stresit oksidues që dëmton kyçet dhe nyjet dhe nxit shpërndarjen e inflamacionit në organizëm.

Për më tepër, antioksidantët ndihmojnë në forcimin e sistemit mbrojtës të trupit ndaj inflamacionit.

Qepët përmbajnë edhe shumë vitaminë C e cila lufton radikalet e lira në organizëm.

Kundër Infeksioneve

Studimet  tregojnë se konsumi i rregullt i qepëve mund të zbusë ose eliminojë infeksionet e ndryshme të kyçeve dhe nyjeve që shpërndahen si pasojë e inflamacionit.

Kjo është kryesisht e rekomandueshme për njerëzit që planifikojnë të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale në kyçe.

Shëndeti i Kyçeve

Ekspertët thonë se konsumi i qepëve të pasura me antioksidantë dhe vitamina shmang degjenerimin e kërceve dhe nxit riparimin e tyre.

Falë antioksidantëve, qepa mbron shëndetin e kyçeve dhe nyjeve dhe shmang dëmtimin e tepruar të tyre.

Shmang Komplikacionet

Medikamentet që përdorin pacientët që vuajnë nga artriti shpesh ankohen për probleme me stomakun dhe komplikacione të ngjashme.

Antioksidantët tek qepa zvogëlojnë sasinë e sekretuar të acidit gastrik dhe shmangin formimin e ulçerës.

Për më tepër, pacientët që vuajnë nga artriti, përballen me rrezikun në rritje të aterosklerozës.

Lëngu i qepës dhe qepa në përgjithësi arrin të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit të keq dhe të mbrojë shëndetin e zemrës.