Shkrumbohet nga flakët magazina e ushqimit të bagëtive, lëndohet pronari

344
Sigal

Një magazinë e cila si shërbente si magazinë ushqimore për bagëtitë në fshatin Muriqan të Elbasanit është shkrumbuar nga flakët e për pasojë është dëmtuar pronari i saj.

Ai ka tentuar të shpëtojë bagëtitë duke marrë plagë në duar.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Muriqan, Elbasan, ka rënë zjarr në një magazinë që kishte bazë ushqimore për bagëti , në pronësi të shtetasit G.S.,.

Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht magazina si dhe në përpjeke e sipër për të shpëtuar bigëtit është lënduar lehtë në duart pronari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.