Sëmundjet e syrit. Nga se shkaktohen, trajtimi dhe parandalimi i tyre

590
Sigal

Sipas mjekëve, verbëria parandalohet. Trajtimi i parë është fototerapia dinamike, që ka të bëjë me injektimin e një produkti fotosensibilizues në qelizat e këtyre enëve të reja të gjakut

Për të ditur nëse jeni prekur nga verbëria (DMLA), mjafton të mbyllni njërin sy dhe të vështroni. Pastaj në të njëjtën mënyrë të shihni me syrin tjetër. Nëse pamja në njërin sy është e deformuar dhe linjat vertikale të imazhit lakohen, pra nuk janë të drejta, ju duhet të bëni një konsultë urgjentë të mjeku. Kjo valëvitje e linjave, e shoqëruar me uljen e fuqisë së pamjes dhe shfaqjen e pikave gri si dhe me zverdhjen e ngjyrave, është tipike për sëmundjen DMLA, apo verbërinë. Kjo sëmundje degjenerative e retinës prek pjesën që shërben për vizionin qendror, pra atë që quhet makula dhe prek zakonisht njërin sy. Nëse nuk depistohet në njërin sy, atëherë, syri tjetër për një kohë jo të gjatë kompenson punën e syrit të sëmurë, derisa dhe ai preket nga kjo sëmundje që degjeneron. Pas moshës 50 vjeçare, është e nevojshme të bëhet një vlerësim i pamjes së syve tek një doktor oftalmolog. Sipas mjekëve, sa më herët që të depistohet, aq më efekt kanë trajtimet mjekësore për ta vonuar procesin e sëmundjes, e cila shkaktohet nga formimi i enëve të gjakut nën retinë

Pamja

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf