Pipero: Nuk e pres mrekullinë nga vaksina, por duhet që…

313
Sigal

Ditën e sotme Britania e Madhe aprovoi përdorimin e vaksinës anti-COVID të kompanisë Pfizer, e cila do të fillojë të përdoret brenda muajit dhjetor.

Ndërkohë mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se ky është një lajm shumë i mirë, por shtoi se ai nuk e pret mrekullinë nga vaksina.

Pipero u shpreh se krahas vaksinës, njerëzit duhet të vazhdojnë të respektojnë medoemos rregullat dhe të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

“Përdorimi i vaksinës në Angli dhe më pas në vendet e tjera është një lajm shumë i rëndësishëm. Zgjidhje për frenimin e pandemisë është vaksina, pasi vetëm ajo jep zgjidhje definitive. Unë personalisht nuk e pres mrekullinë nga vaksina, por duhet doemos të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, pasi vaksina ka hapat e parë të saj për t’u aplikuar. Duhet ta marrësh 2 herë vaksinën në 2 javë, ndaj krahas vakinës duhet të kemi edhe kujdesin. Lajmi për aprovimin e vaksinës nuk ishte i papritur, pasi ne specialistët ishim të bindur se do dilte një vaksinë efikase”, tha Pipero