‘Një pacient i shëruar është një klient i humbur’ / Historiku i luftës ndaj mjekësisë tradicionale

502
Sigal

Në një emision televiziv, botuesi dhe konspiracionisti Alfred Cako ka folur në lidhje me bipolarizimin e profesionit të mjekësisë në dy rryma kundërshtare prej shumë shekujsh.

Ryma e parë me rrënjë nga lashtësia, është konsideruar me emrin homeopatia. Nën këtë emër bëjnë pjesë të gjitha teknikat të bazuara në mjekësinë tradicionale, natyropatike të udhëhequra nga shprehja e Hipokratit : “Le të jetë ushqimi, ilaçi”. Homeopatia ka një rëndësi edhe më të madhe për kohën tonë, sepse funksionon përmes sistemit imunitar, duke përdorur doza jo toksike të substancave të ngjashme me ato që shkaktojnë sëmundjen. Edhe sot, Mbretëresha Elizabeth trajtohet ende nga mjeku i saj personal homeopatik në Pallatin Buckingham. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara, mjekësia e organizuar vazhdon përpjekjen e saj frenetike për të diskredituar dhe shuar praktikën e mjekësisë homeopatike.

Nga ana tjetër, përballë homeopatisë gjendet alopatia. Alopatia ishte një lloj trajtimi, praktikuesit e të cilit ishin trajnuar në një shkollë akademike të njohur të mjekësisë dhe që mbështeteshin shumë te procedurat kirurgjikale dhe te përdorimi i ilaçeve. Kjo rrymë e mjekësisë u zhvillua shumë në SHBA pikërisht nga fondacioni Rockfeller, i cili në atë kohë zotëronte monopolin e naftës. Duke qenë se kërkimet e shkencëtarëve të kohës gjetën mënyra për krijimin e ilaçeve nga nafta, mjekësia alopatike u kthye në një tjetër burim biznesi për fondacionin Rockfeller. Kështu u hodhën bazat për kundërshtaren e përhershme të mjekësisë tradicionale që është mjekësia perëndimore ose ‘Rockfeller’. Kjo formë e mjekësisë u zhvillua dhe zhvillohet nën konceptin e tregut dhe të biznesit duke u udhëhequr prej shprehjes : ‘Një pacient i shëruar është një klient i humbur’. Dallimi kryesor nga homeopatia, është se mjekësia perëndimore fokusohet në trajtimin e sëmundjeve me anë të toksinave dhe kurave afatgjata të cilat medoemos ‘mbajnë peng’ pacientin për të gjithë pjesën e mbetur të jetës në varësi të ilaceve.