Kushtetuesja / Spahiu: Demonizimi i gjyqësorit është bërë qëllimisht nga “rilindasit”

261
Sigal

Ambasadorja Yuri Kim përmes reagoi sot për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Kushtetuesen.

Sipas saj KED duhet të mblidhet brenda kësaj jave.

“KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe dërguar listën e kandidatëve Presidencës dhe Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar,” – thuhej në deklaratën e ambasadores.

Ajo e konsideroi të pakuptimtë mosfunksionimin e Kushtetueses deri në 31 dhjetor.

“Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë,” – tha Kim.

Ndërkohë në Twitter ka reaguar dhe ambasadori Luigi Soreca duke theksuar se plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese është jetik.

Sipas tij KED duhet të dalë sa më parë në konkluzione sa i takon vlerësimit të kandidatëve për vendet e lira.

“Sigurimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës, është çelësi për fillimin e bisedimeve në konferencën e parë ndërqeveritare,” – thuhej në postimin e Sorecës.

Lidhur me këtë apel të kreut të diplomacisë evropiane në vendin tonë ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu.

Përmes rrjeteve sociale, Spahiu shprehet se  ky mesazh i ambasadorit të BE, Luigi Soreca pason apelin e përsëritur të viteve të fundit nga përfaqësuesit e opozitës për krijimin sa më shpejt të kësaj gjykate.

““Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kusht kyç për nisjen e negociatave Shqipëri-Bashkimi Europian”.

Ky mesazh i ambasadorit të BE, Luigi Soreca pason apelin e përsëritur të viteve të fundit nga përfaqësuesit e opozitës për krijimin sa më shpejt të kësaj gjykate.

Sa skandaloz duket sot qëndrimi i kryeministrit në detyrë kur flet për gjykatat se “më mirë djepi bosh, se djalli brenda”.

Demonizimi i gjyqësorit nuk ka ndodhur rastësisht, por me qëllimin për ta vënë atë nën kontrollin rilindas.

Bashkohem plotësisht me apelin e ambasador Sorecës, të cilin opozita ka vite që e përsërit.

Funksionimi i institucioneve kushtetuese në mënyrë të pavarur është kusht themelor për funksionimin e demokracisë.

Për gjithë të tjerat, është referendumi i 25 prillit!”, thekson ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.