Këto ushqime do ju ndihmojnë të merrni ngjyrë të bukur këtë verë

293
Sigal

Nuk ka asgjë më të bukur se ai shkëlqimi perfekt i verës!

Nuk ka rëndësi nëse kaloni orë të tëra nën diell në plazh, në pishinë apo në oborrin e shtëpisë të gjithë duan ta arrijnë atë nuancën e artë të lëkurës. Po sikur të ju themi se ju mund të hani disa gjëra që ju ndihmojnë të arrini atë ngjyrën perfektë që keni në mendje?

Patatet të ëmbla

Këto perime ngjyrë portokallie janë të mbushura me vitaminë A. Jo vetëm që do rrisin gjasat e një nxirjeje më të bukur po ato do rregullojnë edhe nivelin e sheqerit në gjakun tuaj.

Karrotat

Këto janë të mbushura me beta karoten e cila rrit intensitetin e pigmentit në lëkurë. Plus ato njihen për benefitet kardiovaskulare dhe ndikojnë në shëndetin e syve.

Vezët

Këto kanë superfuqi! Përmbajnë sasi të madhe të vitaminës A, B, D, kalcium, selenium që ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës gjatë verës. Vezët ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përmirësojnë shëndetin e syve.

Limoni

Përmbajnë sasi të lartë të vitaminës A e cila nxit melaninën brenda trupin, substancë kjo e cila i jep ngjyrën lëkurës. Kështu që limoni duhet të jetë esencial në ushqimin e verës, ndoshta një limonatë e cila edhe do të ju freskonte.