Dhimbjet e fytit bëhen të zakonshme gjatë ditëve të ftohta.Në vend që të marrim ilaçe që zvogëlojnë imunitetin natyror të trupit, bëni një ilaç efektiv në shtëpi që është shumë i lehtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur.
Çfarë ju duhet?
Një kavanoz qelqi
Limon
Mjaltë
Xhenxhefil
Si ta përgatisni dhe përdorni këtë recetë?
Në kavanozin e qelqit vendosni copët e limonit dhe vendosni mjaltin ose xhenxhefilin. Mbylleni kapakun e kavanozit dhe lëreni në frigorifer derisa të bëhet masa sikur xhelatinë.
Kur dëshironi që ta përdorni këtë tretman, merreni një lugë gjelle dhe vendoseni në një filxhani e mbulojeni me ujë të vluar.
Kjo përzierje mund të qëndrojë deri 2-3 muaj. Kjo recetë natyrale është e mrekullueshme edhe për dhimbjet e kokës.