Shembet ura në Francë, dyshohet për viktima

430
Sigal

Një urë e varur në Francë është shembur mëngjesin e sotëm. Dyshohet se ka viktima.

Ura ndodhet pranë Tuluzës. Mediat raportojnë se të paktën dy makina dhe një kamion kanë rënë në ujë.

Zjarrfikësit thanë se ura është shembur plotësisht.

Ura ishte 152 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë.