Aksident i rëndë/ Humb jetën një grua, plagoset i mituri që udhëtonte me të

661
Sigal

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në fshatin Partesh në rrugën Gjilan-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Sipas tij edhe një fëmijë i mitur ka pësuar lëndime trupore dhe po trajohet në spitalin e Gjilanit.

“Një grua ka vdekur, drejtuesja e veturës që u aksidentua, ndersa një i fëmijë i mitur është i lënduar dhe po trajtohet në Spitalin e Gjilanit. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pas plagëve të marra në aksident,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Sipas informacioneve të para nga tereni, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Ndërkohë policia është duke hetuar rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.