Borxhi, mbyllen për 1 javë bankat greke, Tsipras: Depozitat e sigurta

502
GREQI (Athinë) – Kur kanë mbetur edhe 2 ditë(deri më 30 Qershor) nga afati përfundimtar që Greqia duhet t’i shlyejë Fondit Monetar Ndërkombëtar shumën prej 1.5 miliardë Euro, Këshilli i Stabilitetit Financiar grek mori vendimin për mbylljen e të gjitha bankave në Greqi gjatë gjithë kësaj jave.
Gjatë takimit urgjent të këtij këshilli u vendos që bankat do të rifillojnë aktivitetin e tyre të hënën e ardhshme, pra më 6 Korrik 2015.
Ky vendim u mor pas radhëve të gjata të qytetarëve në banka që tërhiqnin shuma të konsiderueshme parash duke patur parasysh orët e fundit të krizës ekonomike greke.
Me mbylljen e të gjitha bankave për një javë, do të funksionojnë vetëm bankomatet, nëpërmjet të cilave do të tërhiqen sasi të limituara të parave në ditë. Megjithatë, bankomatet nuk do të funksionojnë as nesër(e hënë), por do të jenë aktive ditën e martë prej të cilave do të mund të tërhiqen vetëm 60 Euro në ditë.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, ministri grek i Financave Varoufaksi tha para gazetarëve se do marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur ndonjë problem në vend.
I madh ishte dhe interesi i qytetarëve, të cilët prisnin jashtë ndërtesës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit të Stabilitetit Financiar.
Menjëherë pas mbledhjes së këshillit, Kryeministri Tsipras në një deklaratë për mediat tha se “populli duhet të ruajë qetësinë sepse depozitat bankare janë të sigurta”.
Sipas një analize të gazetarit të ekonomisë në BBC Robert Peston mbyllja e përkohshme e bankave në Greqi, dhe hyrja në fuqi e kontrolleve të kapitalit, është një lajm shumë i keq për Greqinë .
Populli grek shkruan ai do të ketë më pak para për të shpenzuar dhe më pak për të investuar në biznes kështu që një ekonomi tashmë kaq e dobët ndoshta do të kthejë vendin në një recesion të thellë . Sa për ndikimin në pjesën tjetër të eurozonës , thesarit, korporatave dhe individët e pasur do të zgjoheni të hënën pyesin a janë paratë e tyre të sigurta në brigjet e ekonomive të tjera të dobëta të eurozonës . 
Sigal