Myku i thonjve, kurat e duhura natyrale për një trajtim efikas

349
Sigal

Myku i thonjve është jo vetëm bezdisës por edhe i dhimbshëm.

Ai karakterizohet nga inflamacioni, dhimbjet, enjtja e gishtit, zverdhja dhe plasaritja e thoit ose thonjve.

Ky myk shfaqet për arsye të ndryshme.

Disa prej tyre janë imuniteti i dobët, djersitja e tepërt, higjena, çorapet sintetike dhe ekspozimi ndaj lagështisë.

Edhe trajtimet e këmbëve siç është pedikyri mund të konsiderohet një shkak i shfaqjes së mykut të thonjve.

Kjo ndodh sepse mjetet e përdorura për këto trajtime nuk sterilizohen siç duhet.

Përveç medikamenteve përkatëse që kanë efekte anësore, mund të përdorni edhe disa bimë mjekësore, vajra natyralë, lëngje frutash e të tjerë që zgjidhin këtë problem.

Uthulla e mollës

Ju këshillojmë të bëni një banjë për këmbët duke përzier një filxhan me uthull molle dhe një filxhan me kripë të trashë në 6 filxhanë me ujë të ngrohtë.

Banjën e këmbëve duhet ta bëni dy herë në ditë për të paktën 30 minuta.

Vaji esencial i portokallit

Këtë vaj esencial mund ta përdorni çdo ditë për të lyer thonjtë dhe kuruar infeksionin.

Lyejini thonjtë dhe mbajini këmbët me vaj për të paktën një orë.

Vaji esencial i portokallit mund të jetë shumë i fortë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, ndaj në këtë rast mund ta përzieni me vaj ulliri.

 Mielli i misrit

Misri në vetvete përmban një lloj myku që nuk i bën dëm njeriut por është shkatërrimtar për shumicën e parazitëve që shkaktojnë infeksion tek njerëzit.

Përzieni një filxhan me miell të bluar trashë dhe 2 litra ujë.

Pas një ore futeni këmbën e infektuar në këtë tretësirë dhe mbajeni për gjysëm ore ose më shumë.

Ju këshillojmë që këtë kurë ta përsërisni sa herë të dëshironi.

Soda e bukës

Myku ka nevojë për një mjedis acidik që të shpërthejë plotësisht.

Soda e bukës e pengon këtë gjë.

Përziejeni me ujë dhe më pas me këtë pastë lyeni thoin e infektuar 3-4 herë në ditë.

Vaji i arrës së kokosit

Vendosni një shtresë të hollë të vajit të arrës së kokosit mbi thoin e infektuar dhe mbajeni për të paktën 15 minuta.

Ky vaj është i shkëlqyer për lëkurën ndaj mund ta përdorni sa herë të dëshironi.

Vaji i rigonit

Vaji i rigonit është efikas kundër disa llojeve të mykut.

Përzieni disa pika të vajit të rigonit në një lugë çaji me vaj ulliri dhe lyeni thoin e infektuar.

Probiotikët

Prishja e ekuilibrave të baktereve në stomak krijon një mjedis të favorshëm për shumë baktere dhe infeksione.

Nëse jeni të prirur ndaj mykut, ju këshillojmë të merrni në konsideratë edhe marrjen e probiotikëve shtesë me rekomandimin e mjekut.