Gerta Meta: Reforma Zgjedhore të përmbushë pritshmëritë e qytetareve dhe jo të përdoret si As-i nën mëngë për të bërë propozime, qe nuk dakortësohen nga palët politike

11

SHKD nënvizon se  ecuria e procesit të Reformës Zgjedhore, ka qënë një proces jo transparent,dhe tepër hermetik në lidhje me ecurinë e punës dhe vendmarrjen e ish – Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Sigal

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD), një nga organizatat që ka monitoruar të gjitha proceset zgjedhore në vend që nga viti 1992 dhe një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë periudhës 2012-2023 e jo vetëm, ka kontribuar me rekomandime e sygjerime konkrete në ndihmë  të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashkëta  të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus  midis tyre.

Reforma Zgjedhore është procesi më i rëndësishëm reformues në përcaktimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm, i cili përbën gurin e themelit të sistemit demokratik. Si i tillë ky proces reformues duhet të sigurojë transparencë maksimale dhe zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor e veçanërisht të legjislacionit mbi konsultimin publik, të gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar si dhe të trajtimit e shqyrtimit me seriozitet të propozimeve dhe rekomandimeve të tyre.

Shoqata për Kulturë Demokratike rikujton se mungesa e qëllimshme e konsensusit, e dialogut politik, ndërmjet  kampeve politike, ka theksuar akoma më shumë ngërcin e mungesën e dialogut politik dhe  mungesën e  transparencës të ecurisë së ish-Komisionit Ad-Hoc të Reformës Zgjedhore , mungesë që ka cënuar  rëndë investimin disa vjeçar të gjithë aktorëve kombëtarë e ndërkombëtarë, për të realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithpërfshirësë  në kohë dhe po vazhdojnë të rrezikojnë  finalizimin e  një produkti/dokumenti të dakortësuar nga gjithë aktorët politik duke cënuar rëndë  besimin e qytetarëve te institucioni i votës së lirisë .

SHKD nënvizon se  ecuria e procesit të Reformës Zgjedhore, ka qënë një proces jo transparent,dhe tepër hermetik në lidhje me ecurinë e punës dhe vendmarrjen e ish – Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndaj në mënyrë absolute procesi i Reformës Zgjedhore duhet të jetë një model shembullor i ligjshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës për çdo proces tjetër politik, ligjor apo ndërinstitucional.

Në datën 28 mars 2024, është ngritur (konstituar) Grupi i Dialogut mes mazhoranës dhe opozitës,  për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, prane Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Në vijim, Grupi Dialogut duhet të operojë me më energji pozitive dhe jo me një ritëm lento-lento për të përcaktuat një plan konkret e publik  me afate të mirë përcakuara e mbi të gjitha të mirëzbatuara nga të gjitha palët e përfshira në proces, për të finalizuar në kohë Reformën Zgjedhore në shërbim të qytetarëve e për të realizuar Zgjedhje të Lira,  të Ndershme e Demokratike në vend.

Sipas marrëvshjes mes palëve ky grup ka 3 anëtarë nga mazhoranca e 3 nga opozita (PS, PD, LRI). Ky grupim do marrë vendime me konsensus për ligjet që dun 84 vota , përfshirë e Refomën Zgjedhore , për të shkuar në votim në parlament , me dakortësin e palëve.

SHKD duke ndjekur e  dëgjuar artikulime të veçuara nga eksponentë të partive politike, në lidhje me dakortësinë e disa çështjeve themelore, për t’u reflektuar në dokumentin e dakortësuar të Reformes zgjedhore siç janë :

  • Vota e Diasporës ,
  • Listat e hapura ,
  • Përcatimi i Herësit për përcatimin e madateve, Depolitizimi i adminstratës Zgjedhore ,
  • Përdorimi i Teknologjisë për votimin e numërimin në të gjithë vendin,
  • Ndalimi i përdorimit të Burimeve shtetrore e njerëzore në fushatën zgjedhore,
  • Denoncimi i Krimit zgjedhor e minimizimi i Shitblerjes së Votës,
  • Rikthimi i Koalicioneve parazgjedhore
  • Sigurimi i të Drejtës së votës për një kategori votuesish, të cilët nuk e kanë të mundur të shkojnë në qendrat e votimit ,
  • Transparenca e financimit të Partive Politike etj.


SHKD sjell në kujtesë se Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore po Miraton Planin e Punës për çështje konkrete,
ndaj në  këto rrethana, SHKD inkurajon Grupin e Dialogut  të  Reformës Zgjedhore të deklarojnë hapur vullnetin politik,  dhe të dakortësojë çështjet thelbësore  të adresuara për ndryshim përpara se t’i përfshijë rëndom në planin  e punës dhe në të njëjtën kohë të kërkojë fort zbatimin e afateve për të përmbushur   plotësimin e kuadrit ligjor për të gjitha çështjet e shtruara për diskutim.

Në vijim, Grupi Dialogut duhet të operojë me më energji pozitive dhe jo me një ritëm lento-lento për të përcaktuat një plan konkret e publik  me afate të mirë të përcakuara e mbi të gjitha të mirëzbatuara nga të gjitha palët e përfshira në proces, për të finalizuar në kohe Reformën Zgjedhore në shërbim të qytetarëve e për të realizuar Zgjedhje të Lira,  të Ndershme e Demokratike në vend.

SHKD  apelon që ky Plan pune të bëhët sa më shpejt transparent edhe për ne si aktorë të shoqërise civile, duke na krijuar mundësi për ta ndjekur nga afër edhe punën e Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore, në respekt të gjithë angazhimit dhe kontributit tonë në vite për të identifikuar të gjithë problematikat zgjedhore në vite.

Shoqata për Kulturë Demokratike, ka vlerësuar gjithmonë që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për interesat madhore të vendit dhe qytetarëve shqiptarë, është momenti kyç për të artikuluar qartë dhe pastër qasjen dhe vullnetin e tyre politik, duke kontribuar personalisht dhe institucionalisht, për të reflektuar një politikë vizionare, me premtime konkrete, për ta finalizuar shumë shpejt procesin  e Reformës Zgjedhore, si një kusht i vënë nga BE,  që shpejton aderimin e Shqipërisë në familjen europiane.