Berati mbi 2400 vjeçar me “Tomorrin” për karshi, pret bijtë e tij…!

89
Sigal

Vullnet Zylyftari ishte preferenca apsolute, duke u zgjedhur Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore, Dega Berat

Dy ditë më parë, Grupit i Punës për Riorganizimin e Proçesit Zgjedhor  të Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri ishte në kryeqëndrën e “Tomorrit”, Beratin  2400 vjeçarë.

NOA

Udhëtimi nga Tirana drejt Beratit, nëpërmjet rrugës së Belshit me ajërin e pastër, tokat plotë hijeshi, liqenet e bukura  që nisën të shfaqeshin, ja lanë vendin pejsazhit mahnitës të Malit të Tomorrit i cili dukej si shqiponjë që vështronte mbarë hapsirën ku jetojnë, banojnë dhe punojnë bijtë që e kanë rrethuar Malin e Tomorrit, por edhe që kanë marrë prej tij, bekimin e zotit.

Në këtë atmosferë të bukur grupi për Riorganizimin e Proçesit Zgjedhor  u takua në  Berat me dhjetra anëtar të Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri, të cilët kishin  orë që prisnin për  takimin. Bisedat e thjeshta, fjalë zemre dhe plot emocion mbizotruan në takimet me grupe që vinin, regjistroheshin dhe pajiseshin me kartat e antarësimit të shoqatës, një premtim i mbajtur dhe tërsisht i fituar nga  Shoqata Atdhetare Kulturore Tomorri. Grupi i punës, kishte me vete bekimin e Kryetarit legjendar të SH.A.K. Tomorri, dega Berat Vullnet Zylyftari, por edhe nën shoqërinë dhe bujarinë e Agim Zylyftarit, pjestar i së njëjtës  familje nga  më atdhetare dhe patriotike, jo vetëm të Qarkut të Beratit por edhe të gjithë Shqipërisë. Është familje që i dha vendit heronjë, si gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashist, ashtu edhe në mbrojtje të lirisë e Demokracisë me një tjetër pjestar të familjes, shokun, mikun dhe vëllin tonë të shkollës Arben Zylyftari. Takimi me kreun e bashkisë së Beratit  Ervin Demo, ishte një tjetër vlerë, dimensioni i së cilës dukej edhe në ndryshimet rrënjësore që Berati kishte bërë në infarstrukturën e qytetit.

Zgjedhjet ishin një tregues për vlerat e qytetit, ku Vullnet Zylyftari ishte preferenca apsolute, duke u zgjedhur Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore, Dega Berat. Pas Beratit, radhën për zgjedhjet do e kenë Pogradeci, Saranda, Durrësi, Tirana.