Aksident masiv në rrugën Lezhë-Laç, përplasen 3 makina, plagosen tre persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë

126
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç ku janë përplasur 3 automjete. Mes tyre njëri prej automjeteve ka qenë furgon mallrash.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Markatomaj. Mësohet se nga përplasja janë plagosur 3 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.