Çaji Matcha, i njohur ndryshe si çaji pluhur, merret nga e njëjta bimë si çaji jeshil. Por ndryshon nga kjo e fundit pasi është më shumë efektive se çaji jeshil kur vjen puna tek humbja e peshës.

Çaji Matcha është shumë i ulët në kalori. 1 gram përmban rreth 3 kalori.

Sigal

Përveç kësaj, ashtu si çaji jeshil, çaji matcha përmban shumë antioksidantë të cilat mund të ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të toksinave, rrit sistemin imunitar dhe zvogëlon inflamacionin. Gjithashtu përshpejton humbjen e peshës.

Katekinat e pranishme në çaj ndihmojnë në përmirësimin e shkallës metabolike gjatë dhe pas stërvitjes.

Prandaj të gjithë ju që keni nevojë të sillni trupin në formë, filloni të konsumoni çajin Matcha!