Sigal

Vesa Luma dhe Big Basta na kanë treguar se janë prindër shumë të kujdesshëm ndaj djalit të tyre, Lian. Ata të dy gjithmonë i kushtojnë vëmendje edukimit të të voglit të tyre. Për më tepër Vesa dhe Big Basta nuk e lënë asnjëherë Lianin e vogël vetëm dhe çdo moment familjar ata e ndajnë së bashku. Kemi parë se si ata i mësojnë të birit të lexojë apo këndojë këngë patriotike. Ndërsa tani që Liani është rritur pak më shumë dhe kurioziteti i tij është më i madh, dy këngëtarët kanë vendosur ta mësojnë si të dojë natyrën dhe të trajtojë të gjitha qeniet e gjalla.

Vesa ka publikuar në ‘Instagram’ disa video, në të cilat shihet se si Liani ushqen me biberon qingjat. Përveçse Liani e shijon shumë qëndrimin në natyrë, ai rritet edhe me dashuri jo vetëm ndaj njerëzve, por edhe ndaj kafshëve.