Ja rregullat e të ushqyerit të përditshëm

835
Sigal

Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme, ja mënyrat si duhet të përdorim alkoolin, duhanin dhe ushqimet etj..

Shmangni disa ushqime

Disa ndryshime në zakonet e të ushqyerit na lejojnë një tretje më të mirë. Armiku i parë: teprimi me yndyrna shtazore (dhjamë, gjalpë). Për këtë qëllim duhet të shmangni prodhimet e sallamit, mishin e kuq, gatimet me salcë, djathin dhe gjalpin. Yndyrat e mësipërme duan shumë kohë të treten, prandaj ato qëndrojnë shumë gjatë në stomak. ushqime të tjerë fermentohen në sistemin e tretjes dhe provokojnë fryrje të barkut : lakra e zierë, qepa, mashurkat e bardha… Kujdes gjithashtu duhet treguar për ushqimet që shkaktojnë djegie në stomak: gjellëra me erëza pikante, çokollata, mente ose agrume. Në praktikë: Konsumoni sa më pak ushqime të yndyrshme. Por mos kufizoni vajrat bimorë që janë të mirë për shëndetin si ç’është vaji i ullirit, sojës. Mos kufizoni frutat dhe perimet, por veproni gjithmonë sipas tolerancës së organizmit tuaj. Frutat dhe perimet sjellin mjaft mirësi për organizmin tuaj.

Pini gjatë gjithë ditës

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf