Ja çfarë rrezikoni nëse hani ushqim të mykur

1028
Na ndodh shpesh që të gjejmë në frigorifer ushqime të lëna nga një ditë më parë e që mund të kenë zënë myk. Pyetja që lind është nëse duhet t’i hedhim menjhëherë apo të heqim pjesën e mykut dhe të konsumojmë pjesën tjetër. E vërteta është se disa ushqime mund të konsumohen pasi nuk përbëjnë rrezik,por disa të tjera duhen hedhur sepse mund t’ju shkaktojnë helmim nëse i konsumoni në sasi. Disa nga simptomat e helmit nga ushqimet me shtresë myku janë të përziera, temperaturë apo të vjella. Ushqimet si buka, djathi apo nënprodukte të tjera të qumshtit duhen hedhur menjëherë, ndërsa marmalatat e ndryshme nuk përbëjnë rrezik pasi sheqeri që ato përmbajnë nuk e lejon mykun të përzihet me reçelin.
Sigal