Gabimet që duhet të shmangni gjatë larjes së dhëmbëve

582
Mundohemi çdo ditë të kujdesemi për dhëmbët por si duket gabohemi me sjelljen tonë kur lajmë dhëmbët. Jemi mësuar që çdo ditë të marrim furçën e dhëmbëve, të vendosim pastën në të dhe t’i lajmë dhëmbët nga e majta në të djathtë dhe e anasjella. 
Por a është kjo mënyra e duhur për t’i larë dhëmbët? 
Ja disa nga gabimet që bëjmë gjatë kujdesit për higjienën tonë orale.
1. Përdorim të njëjtën furçë dhëmbësh për një kohë të gjatë

Koha mesatare e përdorimit të një furçe dhëmbësh është 2 muaj, ose pas rreth 200 përdorime. Pas kësaj periudhe, qimet e furçës konsumohen dhe nuk pastrojnë siç duhet, prandaj këshillohet edhe ndërrimi i shpeshtë i saj.
2. Nuk shpenzojmë mjaftueshëm kohë për të larë dhëmbët

Duke qenë se të gjithë jemi me nxitim në mëngjes, nuk i kushtojmë vëmendjen e nevojshme pastrimit siç duhet të dhëmbëve. Minimumi i kohës që duhet të shpenzojmë për të larë dhëmbët është 2 minuta dhe jo më pak.
3. E shpëlajmë gojën me ujë pasi i kemi larë dhëmbët

Të gjithë e bëjmë këtë gjë, por nuk është aspak e shëndetshme. Shpëlarja e gojës me ujë ul efektin që pasta e dhëmbëve duhet të ketë. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është ta shpëlajmë atë me shpëlarës dhëmbësh, dhe pastaj me ujë.
4. E mbajmë furçën e dhëmbëve në tualet

Ai është vendi ku të gjithë i mbajmë furçat e dhëmbëve, por, sipas ekspertëve, kjo nuk është higjienike. Kjo për arsye se atje është edhe ËC, dhe në momentin që ne shkarkojmë ujin, bakteret shpërndahen në ajër dhe mund të shkojnë edhe te furçat e dhëmbëve. Sugjerohet që nëse furçat mbahen në tualet, të mbahen në një ambient të mbyllur.
5. Nuk pastrojmë gjuhën apo të përdorim pe fill dentar.

Nëse nuk kemi larë gjuhën apo nuk kemi përdorur fillin dentar, nuk mund të themi se kemi larë dhëmbët, sepse atje ka ende shumë papastërti. Përdorimi i fillit dentar dhe larja e gjuhës bëjnë që higjiena dentare të jetë shumë e lartë.
6. Përdorim furça shumë të forta

Furçat e forta mund të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve. Dentistët rekomandojnë përdorimin e furçave të buta, sepse në fakt furçat e forta nuk i pastrojnë më mirë dhëmbët.
7. I lajmë dhëmbët në drejtim horizontal dhe jo në formë rrethi

Mënyra më e mirë për të larë dhëmbët nuk është majtas-djathtas, por në formë rrethore. Ne i lajmë dhëmbët ashtu sepse është më e lehtë, por larja në formë rrethore i pastron dhëmbët në çdo vend të mundshëm.
Sigal