Kryeplaku i fshatit: Jorgo Zani ngacmonte turistet

380
Sigal

Kryeplaku i fshatit Palasë është prononcuar lidhur me rastin e masakrimit të 12 vjeçarit, ndërsa bën me dije se autori më herët ka ngacmuar edhe turistet. Odise Dimolea ka folur mbi rastin e Jorgo Zanit, shtetasit që i mori jetën ditën e djeshme kushëririt të tij 12 vjeçar, duke i prerë kokën me hanxhar. Sipas tij, Jorgo Zani u nxorr nga Psikiatria e Vlorës vetëm disa ditë pasi ishte shtruar për çrregullime të shëndetit mendor. Mjekët në atë kohë thanë se çrregullimet vinin si pasojë e konsumimit të drogës. Ai ka shfaqur herë pas here çrregullime në sjellje. Dimolea thotë se më herët Zani ka ngacmuar një turiste në qendër të fshatit. Pas këtyre, vazhdon Dimolea, njoftuam policinë. Ndërkohë që për 9 vjeçarin i cili u raportua i zhdukur dhe më pas u gjend në Tiranë, kryeplaku i fshatit Palasë thotë se Jorgo Zani më parë e kishte rrahur.