Flet mjeku italian Dr. Geremia Oliva/ Specialisti i okulistikës: Si të heqim syzet përgjithmonë me lazer, teknika që ndiqet, defektet e shikimit që korrigjohen, rezultatet në Shqipëri dhe pse kjo procedurë nuk ka efekte anësore

2844
Sigal

Klinika Italiane “San Antonio” – Si të heqim syzet përgjithmonë me lazer

Në Klinikën Italiane S. Antonio është ngritur Qendra e Ekselencës në okulistikë, Dr. Geremia Oliva dhe stafi i tij të cilët kanë mbi 20 vjet që kryejnë aplikimin e laserit tashmë jo vetëm në Itali por dhe në Klinikën Italiane S. Antonio. Aplikimi i laserit për korrigjimin e defekteve të refraksionit, ka filluar në vitet ’1990, për t’u përmirësuar si teknikë në vitet ’2000 dhe për të arritur një nivel perfeksioni në ditët e sotme.

Çfarë teknike ndiqet me laser për heqjen e syzeve?

Teknika e përdorur quhet PRK Eccimeri, dhe është një nga teknikat më të përdorura në rang botëror dhe konsiston në modifikimin e formës së kornesë, duke kryer laserin në shtresat e saj. Kjo teknikë nuk krijon prerje të kornesë, gjë që shmang shumë komplikacione dhe efekte anësore. Duhet të theksohet, gjithashtu, se kirurgjia refraktive, pavarësisht teknikës së përdorur zgjidh vetëm defektet refraktive, por nuk ndryshon çrregullime ose sëmundje që mund të lidhen me problem të kristalinit, trupit vitroz ose retinës.

Cilat janë defektet e shikimit që korrigjon dhe si kryhet kjo procedurë?

Më këtë proçedurë korrigjohen praktikisht të gjitha defektet e shikimit ku përmendim:

* Miopia Ndodh kur gjatësia aksiale e syrit është më e madhe se normalisht. Për pasojë rrezet e dritës përthyhen përpara retinës, në vend që të përthyhen mbi të. Miopi shikon mirë afër dhe turbullt në largësi. Miopia korrigjohet duke përdorur syze konvekse (numër minus).

* Hipermetropia Ndodh kur gjatësia aksiale e syrit është më e vogël se normalisht. Për pasojë rrezet e dritës përthyhen prapa retinës. Në moshat e reja dhe në hipermetropinë e ulët syri mund ta kompensojë korrigjimin duke u sforcuar. Ky sforcim i vazhdueshëm krijon dhimbje koke të cilat eliminohen pas vendosjes së korrigjimit. Hipermetropia korrigjohet duke përdorur syze konkave (me numër plus). * Astigmatizmi Astigmatizmi i zakonshëm ndodh kur rrezet e dritës përthyhen në më shumë sesa një pikë të retinës. Për pasojë imazhi i përftuar në retinë është i turbullt. Ai korrigjohet me syze cilindrike të cilat korrigjojnë numrin në një aks të caktuar.. * Presbiopia Presbiopia është veshtirësia e të parit e objekteve nga afër, një gjendje ku kristalini humbet aftësinë për të fokusuar. Në syrin e një të riu kristalini ka nevojë të ndryshojë formën për të fokusuar objektet qe janë afër. Kjo aftësi e kristalinit për të ndryshuar formën quhet elasticitet i kristalinit. Ky elasticitet fillon të ulet me kalimin e viteve. Rezultati është një ulje e aftësisë së syrit për të fokusuar objektet afër. Zakonisht kjo vihet re pas moshës 45 vjeç, ku gjatë leximit kuptohet nevoja për t’i mbajtur librat sa më larg, në mënyrë që të shohim më qartë. Gjithashtu në korrigjimin me laser mund të kryhen dhe defektet e shikimit të kombinuara, miopi me prezencë astigmatizmi ose hipermetropi me astigmatizëm. Procedura kryhet me anestezi lokale në sy, pra me përdorimin e pikave anestetike në sy, në këtë mënyrë pacienti nuk ndihen as prekjen më të vogël. Pas përgatitjes që bëhet kryhet laseri që zgjat 10 sekonda në defektet e thjeshta dhe deri në 25 sekonda maksimumi në defektet më të komplikuara ose që janë të mbivendosura më një defekt tjetër.

Fazat e ndërhyrjes Ndërhyrja kryhet në mënyrë ambulatore (nuk është i nevojshëm shtrimi në klinikë) dhe programohet në përfundim të një vizite ku është pacaktuar defekti i shikimit, e nevojshme për të treguar përshtatshmërinë e pacientit për ndërhyrjen. Ndërhyrja kalon në disa faza që pasojnë njëra tjetrën.

  1. Aplikohet anestetiku me pika në sy.
  2. Qepallat e syrit hapen me një instrument të vogël (blefarostatik)
  3. Hiqet epiteli korneal.
  4. Me anë të laserit procedohet për të hequr epitelin korneal duke korrigjuar defektin refraktiv. 5. 5. Kryhet mjekimi i parë.
  5. Vendoset një lente kontakti terapeutike.
  6. Hiqet blefarostatiku. Kohëzgjatja e ndërhyrjes është 3-5 minuta.

A ka efekte anësore aplikimi i laserit?

Në ditët e sotme aplikimi i laserit nuk ka asnjë efekt anësor, nqs do të flasim për vitet 1990 kur filloi të aplikohej laseri, mund të themi që ekzistonin disa komplikacione, nëse mund të quhen të tilla, dhe këto konsistonin në, moskorrigjimin e plotë të defektit të shikimit. Sot me perfeksionimin e teknologjisë dhe të aparaturës nuk ka asnjë efekt anësor.

Si ka qenë rezultati dhe si është pritur në vendin tonë kjo procedurë?

Rezultati ka qenë pozitiv në 90% të rasteve, duke tejkaluar parashikimet e një rezultati pozitiv në mjekësi. Kur flasim për 10%, këto nuk janë raste me rezultat negativ por janë rastet më të komplikuara dhe me dioptri shumë të larta (-14 miopi ose +8 astigmatizëm), dhe që në fund mund të kenë pasur një numër +0.25 ose +0.5, por që në fund është i papërfillshëm dhe nuk përbën rast për mbajtjen e syzeve. Reagimi i pacientëve ka qenë shumë i mirë dhe kjo vihet re dhe nga kërkesat e shumta që janë në vazhdimësi.

Bora Ballta