Efekti i kaliumit te diabetikët

495
Sigal

Mbroni kockat nga shfaqja e osteoporozës dhe zemrën nga ataku kardiak. Kujdes diuretikët!

Kaliumi është një mineral esencial i funksionimit të organizmit te diabetikët. Ai paraqitet në gjak si një solucion “Elektrolitik” me ngarkesë potenciale elektrike. Këto ngarkesa potenciale elektrike të kaliumit janë determinuse për kontrollin e impulseve nervore të muskujve të zemrës, si dhe të impulseve nervore të muskujve të organeve të tjera jetësore të organizmit. Ngarkesat elektrike potenciale të kaliumit në përgjithësi kontrollojnë gjithë aktivitetin elektrik që ndodhet në trupin e njeriut. Në rastin e zemrës, rregullimi elektropotencial i qelizave të membranës së zemrës është determinus në mirëfunksionimin e muskujve kardiake që përcaktojnë rrahjet e saj. Në qoftë se, niveli i kaliumit në organizëm është i ulët, pra plazma e elektrolitit në gjak ka koncentrim të ulët të kaliumit, jep efekt të menjëhershëm në ritmin e rrahjeve të zemrës, duke shkaktuar aritminë e zemrës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf