Dr. Elda Kushi Llalla: Lodhja pranverore – Si ta njohim dhe ta përballojmë më lehtë?

16
Sigal

Pranvera po bëhet më e prekshme dhe bashkë me të edhe ndryshimet që freskojnë ditët tona dhe shëtitjet në natyrë më të këndshme, por kjo nuk është e gjitha. Para se ta shijojmë maksimalisht, duhet të kalojmë një periudhe përshtatjeje, jo fort e këndshme për të gjithë. Bëhet fjalë për të ashtë quajturën lodhje pranverore ose letargjia pranverore. Fenomeni “lodhje pranverore” është përkufizim realist i pranuar i rraskapitjes që mund të ndjeni në këtë sezon. E megjithëse jemi të etur për të mirëpritur pranverën, sërish shumë njerëz ndihen të lodhur menjëherë pas fillimit të stinës. Ajo që ndodh është adaptimi i organizmit nga mot me kushte atmosferike më të ftohta në atë më të ngrohta, pasqyrim i faktit se jemi pjesë e ciklit të natyrës. Ndonjëherë lodhja pranverore përkufizohet edhe si “ethet e pranverës”. Vlerësohet se rreth 50-80 % e njerëzve e përjetojnë këtë moment. Si standart, kjo periudhë haset gjatë sezonit zyrtar të tranzicionit Prill-Qershor. Arsyet e plota janë ende të paqarta por ndër to përmendim çekuilibrimin hormonal. Hipoteza bazohet tek depozitat e serotoninës, hormoni i lumturisë, prodhimi i së cilës varet nga drita e diellit. Kur ditët bëhen më të gjata, trupi përshtatet me nivelet e reja të hormoneve, që çon në një përgjigje fiziologjike me ndjenja lodhjeje dhe rraskapitje. Me ndryshimin e temperaturave ndodh edhe procesi i vazodilatacionit dhe hipotensionit, të cilët përkthehen në ulje të përkohshme të rezervave të energjisë. Prapa kësaj lodhjeje, mund të fshihen sëmundje të pamanifestuara më parë dhe fillojmë t’i ndjejmë në moment të caktuar. Shpesh janë të lidhura me mungesën e hekurit në organizëm. Prania e anemisë konsiderohet në vlera të Hg nën 130 g/l tek burrat dhe nën 120 g/l tek gratë. Mungesa e hekurit mund të ndodhë edhe pa anemi, kur hekuri në gjak është më pak se 10 mikromol/l.
Këto vlera kërkimore janë të rëndësishme për t’u konsultuar me një mjek dhe pacienti të mos vetëmjekohet!

Hekuri është element strukturor i mioglobinës, prandaj në mungesë të tij vërejmë kapacitet të kufizuar fizik, lodhemi lehtësisht edhe me përpjekje të vogla fizike ankohemi për dobësi dhe lodhje muskulare, sidomos në moshat pediatrike, të cilët kanë nevojë për mjekim.

Ndër simptomat më të shpeshta përmendim marramendjen, lodhje dhe dobësi trupore, irritime, mungesa e energjisë, probleme me kujtesën apo me gjumin, depression, mungesë motivimi, imunitet i dobësuar. Në mënyrë që të kaloni lehtësisht lodhjen e pranverës, është mirë të reduktoni stresin dhe të rrisni nivelin e energjisë. Prandaj kur ndjeni edhe ndryshimin më të vogël tek vetja ndiqni këshillat e mëposhtme:

  • Ekspozimi në natyrë është aleati më i mirë për t’u shplodhur nga ngarkesa e ditës. Të vjedhësh kohë për veten duke u marrë me aktivitete të ndryshme.
  • Evitimi i ekranit dhe dritës artificiale sa më shumë të mundeni.
  • Aktiviteti fizik. Theksoni aktivitetet kardio si ciklizmi, noti, vrapimi dhe ecja duke balancuar presionin e gjakut, përshpejtojnë metabolizmin dhe tonifikojnë trupin.
  • Zgjidhni regjimin ushqimor, sepse ushqimi i mirë është ndihma e parë në luftën ndaj lodhjes. Organizmi juaj ka nevojë për menu të balancuar në mënyrë që të forcojë sistemin imunitar, të çlirohet nga toksinat dhe të luftojë diskomofortin. E rëndësishme është të ushqeheni shëndetshëm pasi nuk ka nevojë për dieta drastike e të rënda.
  • Grupi i vitaminave B njëkohësisht me hekurin garantojnë efekt sinergjik në qarkullimin e gjakut, gjendjen emocionale dhe funksionet konjitive. Po ashtu, e njohur për përthithje më të mirë te hekurit është vit C.