Sigal

Nga: Sefedin Methoxha

Përveç vendasve, janë shumë të huaj që janë ndeshur me befasitë e këndshme që të ofron pamja e papërsëritshme e kësaj perle të natyrës. Kjo për shkak të përmirësimit të infrastrukturës dhe publicitetit që vihet re kohët e fundit. Kjo ka bërë që të shtohet për ditë interesi për ta kthyer këtë rreth në zonë turistike, të një turizmi malor. Pushteti vendor po çalltisë më shumë për ta shfrytëzuar këtë të mirë që i ka falur natyra, për të mirën dhe begatinë e banorëve të zonës si një “minjerë” zhvillimi. Këto vitet e fundit numri i turistëve të huaj ka arritur 7-8 mijë për vit thotë punonjësi i Bashkisë së Skraparit z.Krenar Xhaferri. Ata parapëlqejnë klimën malore, freskinë ë rrapeve shekullore dhe ujin e ftohtë që rrjedh nga mali i Tomorrit që të shton vetëm oreksin.Me një infrastrukturë të brëndshme shumë të përshtatur sipas mjedist të gjelbër, me lokale të bukura anës lumit Osum, me pajisje bashkëkohore dhe gatime tradicionale. Nga viti në vit Çorovoda ka rritur aftësitë pritëse dhe komoditetet.Turistët nga të gjithë vendet e botës që vijnë për të vizituat Kanionet e famshme të Skraparit.Pas një rruge të gjatë e kanë të domosdoshme edhe një pushim sado i vogël që të jetë ai.

Pikërisht ky pushim i qetë dhe i ëmbël, ata e gjejnë aty në Çorovodë. Ata çuditen se si arkitekti popullor e ka ndërtuar kaq bukur midis dy lumenjëve që zbresin nga lartësitë e pasi kanë shkopsitur disa gjokse malesh, çlodhur aty e duke lagur këmbët e qytetit dhe pastaj si dy miq të vjetër marin rrugën e gjatë për në detë.Gurgullimat dhe monologjet e tyre të përjetëshme, e zemërimin e dallgëve kryeneçe i njohin mirë banorët e kësaj krahine.Turistët sapo zbresin në Çorovodë përballen me një qytet të vogël por të bukur. I mbytur në një det gjelbërimi, pemë e lule shumëngjyrëshe.Qendra e qytetit rregulluar e zbukuruar ku të shfaqet para syve si një tapet i bukur sipër tij. Dallgët e Osumit me atë melodinë e tyre duket se sjellin këngën popullore të kënduar nga Skrapalinjtë “Çorovoda anës lumit, ndrit si krahët e pëllumbit”.Syri të zë nëpër ballkonet e pallateve kanë dalë shumë prindër që presin fëmijët e tyre të vijnë nga emigracioni.Vetëm Korrik, Gusht marrin gjallëri familjet tona, pastaj gjithë malli mbytet në fotografit me të cilat plakat i mbajnë nëpër bufet.Kush ka fat thonë ato jeton sëbashku me plakun, kush jo, vetëm fare dhe me borzilok në dorë pijnë kafe tek njëra-tjetra.Pranë lulishtes së qytetit takoj një nënë rreth të tetëdhjetave. Mbase kishte flakur mbeturinat ishte ulur vetëm në njërën nga stolat.Qenke lodhur i them. Jo more bir jo, të rrojë Bashkia që na i ka sjellë koshat pranë pallatit, i shikon në pesë metra ke të vendosur një kosh. Qyteti ynë more bir është më i pastërti në Shqipëri ( në fakt kështu ka qënë dhe kështu ka mbetur)  po kur ja thua këtë mendim plaka hidhet “Jo, jo tashti po, por më parë jo, mbeturinat ne i hidhnim në lumë”. Plerat hidheshin nga ballkonet e tani provo të hedhësh në tokë një bisht cigare. Turistët lënë Çorovodën pas dhe natyra ndryshon menjëherë.

Fillon vargoni i Kanioneve që janë 15km të gjata, pamja e tyre të rrëmben në botën e vet e të ngroh shpirtin.Kur udhëton në brendinë e tyre që kanë një thellësi rreth 80m të thella, tronditesh nga bukuria e tyre. Në të dy anët e kanioneve të shfaqen ujvara që përplasen fort me faqet e shkëmbinjëve. Pamje që s`të ngopin asnjëherë kështu shprehen turistët, një gjë të tillë e shprehu edhe ambasadori amerikan kur erdhi edhe i vizitoi vitin e kaluar me kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama. Ata me të drejtë habiten sepse kanionet e Skraparit kanë larmi formash dhe dukurish, pika të bukura verore të mbuluar nga hijet e rrapeve shumë vjeçare, të cilat frekuentohen çdo vit nga banorët përreth. Ndër këto vende pikante është ai burimi i Varishtit, fare pranë qytetit një pikë që frekuentohet shumë nga qytetarët e Çorovodës. Dhe me një të ardhme turistike që gjallërohet gjithë verës nga plazhistë vendas.Turistët e huaj këto përrallore të bukura e të mahnitëshme i kanë quajtur më të bukura e më të veçanta se në Europë.

Dikush në mënyrë poetike “Bukuri Tronditëse” dikush tjetër “Vepër madhore e papërsëritshme e natyrës”. Malet e Skraparit po dëshmojnë edhe për një pasuri të fshehur dhe që u zbulua kohët e fundit, këto male janë pëllëmbë e flori.Një mermer të kristaltë e një pllakë decorative që po çajnë tregjet e botës. Që është një mundësi plus për pushtetin vendor dhe atë qëndrorë për një strategji më të mirë që Skrapari të kthehet tërësisht në një rreth turistik. Të gjithë turistët që vijnë e kthehen nuk i pyet më njeri a pive raki Skrapari  se kjo dihet. Ata i pyesin a i pe Kanionet e Skraparit.