Zhupa: Testi PISA tregon rrënimin e arsimit në Shqipëri

38
Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas rezultatit zhgënjyes të arsimit shqiptar në Testin e Pisas.

Zhupa është shprehur se Testi PISA tregon se sa i aftë është sistemi arsimor i një vendi për të formuar intelektin dhe aftësitë e fëmijëve në lëndët e Matematikë, Letërsi, Shkencë.

Reagimi:

Testi PISA tregon rrënimin e arsimit në Shqipëri!

Testi PISA tregon se sa i aftë është sistemi arsimor i një vendi për të formuar intelektin dhe aftësitë e fëmijëve në lëndët e Matematikë, Letërsi, Shkencë.

Shqipëria është vendi me renien më të drastike nga 80 shtete, krahasuar me rezultatet e vitit 2018, duke humbur:

Në Matematikë minus 96 pikë

Në Letërsi minus 47 pikë,

Në Shkencë minus 41 pikë.

Shqipëria mes 15 të fundit të listës. Sic shikoni edhe grafikun në 2015 ishin në vendin e 51, në 2018 në vendin 61 dhe tani jemi në vendin 69-74.

Dështim total vendimarrjet e ministrisë së arsimit dhe qeverisë shqiptare, nga 2015 kemi humbur 23 vende ne klasifikim.

Kjo qeverisje ka degraduar nga viti në vit sistemin arsimor, dhe nuk kujdeset për të ardhmen e fëmijëve tanë. Këto të dhëna janë këmbanë alarmi për gjithë sistemin arsimor në vend me efektin zinxhir.

Grafikët kokëposhtë tregojnë gjendjen reale se si po shkon arsimi dhe vendi dita ditës.