“Zgjedhorja”, Dashamir Shehi tregon çfarë është vendosur: Basha sot e mbyll, por ka edhe shumë gjëra për t’u bërë

408
Sigal

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi komentoi situatën politike, ndërsa Reforma Zgjedhore është drejt mbylljes.

Ndërsa ambasadorja amerikane kërkoi mbrëmjen e djeshme një përgjigje nga Lulzim Basha, Shehi shprehet se kryedemokrati e mbyll sot.

“Besoj se Basha e mbyll sot. Por unë nuk gjykoj që kjo gjë zgjidh gjë. Pasi të jenë bërë zgjedhjet gjykoj që Shqipëria të bëjë një reformë më të zgjeruar. Brenda këtij shteti që jemi reforma është e papranueshme. Në njëfarë mënyrë këto që janë bërë vlejnë për ta ruajtur votën. Gjykoj që ka edhe një mijë gjëra të tjera për t’u bërë. Por them se diçka përmirëson”, tha ai.

Shehi komentoi po ashtu edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për realizimin e Reformës Zgjedhore.

“Nuk bënë ndonjë ndërhyrje të madhe. Unë mendoj se këta do ndërhyjnë të ndryshojnë sistemin. Nuk ndryshoi asgjë. U morëm me këto çështje që jemi marrë historikisht. Komuniteti ndërkombëtar nuk u morr fare me çështjet ndërkombëtare. Nuk bëri gjë tjetër. Qofsha i gabuar. Nuk e di kush janë kërkesat e zotit Basha. Unë mendova se po ndërhynte për të ndryshua sistemi, nuk bëri asgjë. Unë nuk e di për çfarë flasim. Por këtu ndonjë gjë e rëndësishme për zgjedhjet nuk është bërë”, tha Shehi.