Paradoksi shqiptar: Përditë sekuestrohen në kufi tonelata me hashash

442
Sigal

Para disa ditësh, në brigjet e Vlorës u gjend e braktisur një gomone me 1,2 ton hashash, gati për t’u trafikuar drejt Italisë. Policia e Shtetit fle në këmbë, e pa zonja që të kontrollojë rrugët  e trafikut të hashashit nga “depot” e magazinimit të hashashit e deri në bregdetin e Vlorës, e cila është porti i gomoneve të drogës. Sa gomone të tjera, i kanë shpëtuar Policisë së Shtetit e kanë mbërritur në destinacionin e trafikut ndërkombëtar?  Dje, policia greke ka sekuestruar 93 kg marijuanë në Greqi, teksa në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë dhe 3 grekë. Gjashtë të arrestuarit, mësohet se janë pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi. Dy prej shqiptarëve të moshës 31 dhe 52-vjeç kishin rol trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas transportin drejt Selanikut, ku ia dorëzonin pjesës tjetër të grupit. Policia e Shtetit  në Shqipëri, as në këto raste, nuk mund të luftojë trafikun e drogës në territorin shqiptar. Ka të drejtë diplomati perëndimor që shkruan se kapet vetëm 5 % të drogës që trafikohet nga Shqipëria drejt Evropës.