Mbi 33 miliard $ kanë dalë jashtë Shqipërisë

288
Sigal

Skandali/ Në 28 vitet e fundit nga vendi ynë kanë dalë mbi 33 miliard dollarë me pronarë të panjohur, pasi shumica e parave janë depozituar në parajsat fiskale. Kuvendi i Shqipërisë bllokoi nismën ligjore për zbulimin e pronarve të vërtetë të kompanive offshore, që veprojnë në vendin tonë por që janë të rregjistruara jashtë. Vetëm në 7 vite të Rilindjes, borxhi publik është rritur 6 miliard euro…

Kohë më parë kreu i Konfindustrisë  shprehu shqetësimin për ndërprerjen pa asnjë shpjegim publik të nismës ligjore për zbulimin e pronarëve të vërtetë të kompanive të ashtuquajtuara “guaska” të regjistruara në parajsa fiskale, që veprojnë në Shqipëri. Nisma ligjore, me ndërhyrjen dhe trysninë e drejtpërdrejtë të agjencive të specializuara të BE, ka filluar të trajtohet në Qeveri dhe deri në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë mbi një vit më parë, por më pas është ndërprerë pa asnjë shpjegim publik. Kjo nisëm përmendet tek-tuk nga monarku i Rilindjes si presion për oligarkët sa herë ata i dalin nga rreshti, duke harruar që kryeoligarku është vetë monarku që ka marrë dy nga simbolet më popullore, tepsinë dhe timonin. Madje Konfindustria i ka kërkuar publikisht në mënyrë të përsëritur prej pothuaj 3 vitesh domosdoshmërinë e ndalimit të kompanive të regjistruar në parajsa fiskale në përfitimin e tenderëve publike, koncesioneve, PPP, etj. Por tashmë ne jemi në fund të vitit 2020 dhe vetëm 4 muaj nga mbarimi i mandatit të kësaj qeverie dhe situate është e njëjtë. Gjithashtu, është kërkuar bërja publike e emrave të pronarëve të vërtetë të kompanive “guaskë” të pranishëm në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendit dhe përfitues të financimeve publike dhe licencave shtetërore të të gjitha llojeve. Prania e kompanive të regjistruar në parajsa fiskale është mjaft e përhapur në të gjitha sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare, si prodhim, përpunim dhe tregti të hidrokarbureve, në sistemin financiar, infrastrukturë, mbetje, inceneratorë, shëndetësi, energji, etj. Pasojat e peshës së madhe dhe në rritje të kompanive “guaska” në ekonomi janë mundësia për korrupsion të përmasave të mëdha, prishja e konkurrencës në treg, rritja e rreziqeve financiare për buxhetin e shtetit dhe qytetarëve, pastrim i parave dhe deri te problemet me natyrë të pastër gjeostrategjike dhe sigurisë kombëtare. Rreziqet e ardhura nga prania e kompanive “guaskë” shtrihen drejtpërdrejt dhe në kapje të medias, politikës dhe vetë shkatërrimi i demokracisë. Institucionet e pavarura, ato të përfaqësimit të biznesit në vend, të BE,SHBA, BB, FMN etj., vlerësojnë se sipas të dhënave, që qarkullojnë në media dyshohet, se nga Shqipëria në 28 vitet e fundit mund të kenë dalë jashtë vendit mbi 33 miliardë $ të nxjerra dhe të vendosura në pjesë të madhe në “parajsat fiskale” me pronarë të panjohur. Një pjesë e tyre nga trysnia e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, mund të jenë rifutur në vend, duke sjellë forcimin e fortë dhe të panatyrshëm të monedhës kombëtare Lek ndaj Euro-s dhe Dollarit amerikan me gjithë pasojat e rënda afatgjatë për ekonominë kombëtare. Ndaj është koha që këto para që janë pjesë e pasurisë kombëtare të popullit shqiptar, duhet të rikthehen në Shqipëri, që t’i shërbejnë ekonomisë, rritjes së pensioneve, luftës kundër varfërisë, investimeve dhe larjes së borxheve, ku vetëm në 7 vitet e fundit, ky borxh është rritur me mbi 6 miliardë euro.