Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Zbulohen kandidatët e Ramës, Bashës dhe Berishës për gjashtë bashkitë nga Durrësi në Shkodër

318
Sigal

Kandidatët në 6 bashkitë, PS mbështetje tek gratë, PD e ndarë në dy kandidatura

 Kush janë të “besuarit” e Ramës, Bashës dhe Berishës në Durrës, Shkodër, Lushnje

Bashkia e Durrësit është një ndër gjashtë njësitë e qeverisjes vendore që pritet të futet në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidate për kryetare në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 6 mars.Lajmi konfirmohet nga disa media, që i referohen burimeve brenda kryesisë së PS në këtë qytet, e cila zhvilloi mbledhjen një ditë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi datën. Mësohet po ashtu se Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.Emirjona Sako për disa mandate ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Durrësit. Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Partia Socialiste ka propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki. Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar, socialistët do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angoni. Aktualisht Shkodra drejtohet nga kryetarja në detyrë, Voltana Ademi, e vetmja bashki që drejtohet ende nga demokratët. Durrësi dhe Dibra mbeten pa kryetar për shkak se Dionis Imeraj dha dorëheqjen, ndërsa një deklaratë e pamenduar gjatë tërmetit të nëntorit 2019 do i kushtonte mandatin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako. Ndarja nga jeta e Haxhi Memollës la pa kryebashkiak të zgjedhur Rrogozhinën.

Ndërkohë, kanë dalë edhe dy emrat e parë nga kampi i Berishës dhe Bashës, të cilëve do t’u besohet kandidatura për qytetin e Durrësit. Mësohet se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës, Ardian Mukën.Kujtojmë se Basha dhe Berisha do të shkojnë të ndarë në zgjedhjet e 6 marsit në qytetin bregdetar dhe në 5 bashkitë e tjera. Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit zbuloi 3 kandidatët e mundshëm për Bashkinë Lushnje të cilët janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami

Vakancat në Bashki:

Shkodër: Valdrin Pjetri, për shkak të dekriminalizimit; vakant që prej datës 15 gusht 2019

Vorë: Agim Kajmaku, për shkak të dekriminalizimit, vakant që prej datës 1 nëntor 2019

Durrës: Valbona Sako, për shkak të dorëheqjes; vakant që prej datës 1 dhjetor 2019

Dibër: Dionis Imeraj, Dibër, dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet; vend vakant që prej datës 8 mars 2021

Rrogozhinë: Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; që prej datës 22 shkurt 2020

Lushnjë: Fatos Tushe, u shkarkua nga Qeveria, pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion, vakant që prej datës 7 korrik 2021.