Zgjedhjet/ “Do të mbani përgjegjësi për kandidatët në lista”- Presidenti Meta shpërndan paralajmërimin e fortë të ambasadores amerikane

262
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shpërndarë postimin e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, e cila shprehej se partitë politike dhe liderët e tyre do mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do garojnë në siglën e tyre.

Ripostimi i statusit të ambasadores nga Kreu i Shtetit lë të kuptohet se Meta është i një mendimi me Kim, e fundit kjo që theksonte se liderët politik duhet të vendosin në listat e deputetëve kandidatë që sipas saj, mos fyejnë votuesit, të mos dëmtojnë demokracinë dhe të mos nxisin korrupsionin.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”, shkruante Kim.