Zëvendëskryeministrja Balluku: Në krah të çdo investitori, që nxit punësimin dhe zhvillimin ekonomik

152
Sigal

Këtë të premte zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë vizitoi kompaninë e vëllezërve Miraka, në Gramsh që operon në sektorin e përpunimit të letrës dhe produkteve të saj. Balluku e shoqëruar edhe nga kyetari i Bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi, u njoh nga afër me punën në kompaninë e vëllezërve Miraka, të cilët pas 15 vitesh në Itali, kanë hapur në Shqipëri kompaninë e tyre të përpunimit të letrës dhe produkteve të saj. Balluku e cilësoi këtë sipërmarrje një investim të rëndësishëm për ekonominë e zonës që ka angazhuar në punë një numër gjithë e në rritje të banorëve të zonës. “Fillimisht në Tiranë dhe tashmë edhe në Gransh, ku punojnë 70 punonjës, me objektiv për të dyfishuar stafin duke nisur nga viti i ardhshëm”, u shpreh ajo. Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se, kjo fabrikë është një tjetër shembull suksesi që meriton vlerësim e mbështetje. “Do të jemi në krah të çdo investitori, i cili nxit punësimin dhe zhvillimin ekonomik, duke ndihmuar në zgjerimin e biznesit të tyre”,- tha zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.