Berisha: “Don Lala” ishte garanti i inceneratorit të Elbasanit

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha u shfaq sërish të premten, ashtu sikur e ka ritual në çdo javë në një konferencë për shtyp që bën çdo të premte me gazetarët. Kryedemokrati publikoi disa dokumente lidhur me investime të financuara me paratë e inceneratorëve. Duke folur për inceneratorin e Elbasanit ai tha se garanti për të ishte Qazim Sejdini, ish-kryebashkiaku i Elbasanit, të cilin e quajti si “Don Lala”. Berisha në konferencën e gjatë ndër të tjera tha: “Këto dokumente dhe disa dokumente plotësuese, i ka SKAP-i i partisë. Por SKAP i partisë nuk guxon të lëvizë një qime në vjedhjen e shekullit. Përkundrazi, ka bërë hetim. Edhe aty fund e krye me dirigjim të Edi Ramës. Duke filluar nga djegësi i Elbasanit, ku Don Lala ishte siç u përdor ky Lefteri, por Don Lalën e shpëtoi Millonai, që kishte dosjen e tij. Don Lala përfaqësohej nga dy persona në autoritetin kontraktues dhe ishte garant i të gjithë skemës korruptive në Elbasan. Por ai nuk dënohet, dënohen të tjerë. Këtu ka edhe dokumenta të tjera, por kjo është vetëm një copëz për t’iu rikthyer edhe njëherë vjedhjes së shekullit, vjedhje që jo vetëm nuk u hetua siç duhet, por u kompostua në mënyrën më kriminale nga SKAP-i i partisë”,- tha të premten Berisha.

Sigal