Ushtarët e Imamit kërcënojnë me armë Kryebashkiakun e Gramshit

397
Sigal

 Kryetari i Bashkisë së Gramshit. Dritan Bici ka bërë publike sot disa akuza në lidhje me një zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes me të cilin ka pasur incidente për shkak të flamujve. Bici denoncoi kërcënimin dhe dhunën që sipas tij është ushtruar nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas Bicit Shkëlqim Berisha, drejtor ekonomik në Ministrinë e Mbrojtjes, është autor i incidentit. Kryebashkiaku ka thënë se, Berisha e ka qëlluar fillimisht me grushte dhe më pas ka nxjerr armën për ta kërcënuar me jetë. “Jam kërcënuar nga një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes. Më ka goditur me grusht fillimisht dhe më pas më ka kërcënuar me armë”,- tha kryebashkiaku Bici. Ai vuri në dukje se Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin që Partia Demokratike të vendosë flamuj në krahun e djathtë të bulevardit të qytetit ndërsa Partia Socialiste në krahun e majtë.  Kryebashkiaku theksoi se, PD ka kërkuar të “pushtojë” dhe krahun e majtë të qytetit dhe për këtë ka ndërhyrë bashkia duke hequr flamujt. Në këtë kohë, ka ndodhur kërcënimi nga zyrtari i ministrisë së Mbrojtjes.