Zef Preçi: “Pasaportat e arta” janë shpikur për të favorizuar kriminelët…

48
Sigal

Nëse diku ka dyshim për këtë, lexoni raportin e sotëm të OÇRP dhe merreni vesh se kriminelët, të korruptuarit, pushtetarët grabitës së buxhetit, etj., kanë gjetur strehë, ndër të tjera, në Republikën Dominikane. Po shqiptarë a ka atje se në Shqipëri ky program ka kohë që ka filluar, qoftë edhe i pashpallur zyrtarisht (meqë BE është publikisht kundër)? Po pse investimet arabe në shkatërrimin e transportit detar në Durrës dhe Vlorë dhe rritjen e pakontrolluar për këtë shkak edhe të borxhit publik të qyqarëve shqiptarë, që kanë mbetur këtu a nuk janë të tilla? Mos u çuditni kur arratisen nga Shqipëria drejt Republikës Dominikane zyrtarë, politikanë, PPP-ista, oligarkë, kriminelë të vegjël e të mëdhenj, lista është e madhe… 200 mijë USD investim në pasuri të patundshme atje mund t’i bëjë lirisht cilido funksionar policie a politikan i përmendur në përgjimet e Enchrochat dhe SkyEÇ…Fundja për të mirën e këtij populli bëhen të gjitha: PPP-të, shpenzohet buxheti dhe pasuritë natyrore me oligarkët, dhurohen copa Shqipërie andej e këndej e mandej sillen këtu skllevër me ngjyrë, zëvëndësues të atyre që fati i keq në vendlindje (për të njëjtat arsye si të ardhurit rishtaz) i detyron të ikin, të ikin dhe vetëm të ikin…

Gjetjet kryesore:

Gazetarët morën emrat e 7,700 njerëzve që blenë programin e Dominikës ‘shtetësia me investim’, i cili lejon blerjen e një pasaporte për një çmim bazë prej 100,000 dollarë.

Pasaportat nga vendi lejojnë udhëtimin pa viza ose “viza në mbërritje” në më shumë se 130 vende dhe territore, përfshirë në Bashkimin Evropian.

Lista përfshin oligarkë, zyrtarë nga regjimet represive dhe politikanë – si ish-kryeministri i Jordanisë.

Gazetarët gjetën gjithashtu shumë “domenikanë” të rinj, të cilët më vonë u hetuan, u akuzuan ose u dënuan për krime në vende të tjera.

Buxheti i Dominikës është bërë i varur nga të ardhurat nga programi, të cilat kanalizohen gjithashtu në zhvillimet e pasurive të paluajtshme në ishull.