Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha ka dhënë detaje mbi situatën e procesit zgjedhor, ndërsa shprehet se deri më tani procesi i votimit, përveç disa incidenteve të vogla, ka vijuar normalisht.
Ajo ka bërë me dije se deri në orën 16:00, në rang kombëtar, në bazë të rezultateve të publikuara nga disa nga qendrat e votimit, numri i pjesëmarrësve ka shkuar në 38.04 %.
“Aplikacioni vijon që të jetë funksional dhe tashmë operatorët po japin të dhënat e përgjithshme në lidhje me qendrat e votimit. Në lidhje me pjesëmarrjen në votimi në orën 16:00 është diku tek 38.04 %, vetëm nga 1612 qendra votimi nga 5199 qendra votimi që ka deri më tani”, ka thënë ajo.
Hoxhaj theksoi se deri më tani nuk ka asnjë problematikë, procesi i votimit sipas saj po vijon edhe në ato qendra ku pati pezullim.



















