Patronazhistja e Ramës: Autori i sulmit në sheshin “Skënderbej” voton për PS

211
Sigal

“Para se të shkoja të votoja, vajta tek parku, aty bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”

Kështu është shprehur në polici 32-vjeçari Arben Mema, personi i cili përplasi tre makina në Tiranë dhe terrorizoi qytetarët në Sheshin “Skënderbej”.

Sipas BW, ditën e djeshme 32-vjeçari ka marrë një makinë me qira në Kamëz dhe ditën e sotme kishte shkuar për të votuar në Kombinat, aty ku kishte dhe QV e tij.

Më pas, ai është drejtuar drejt zonës së Yzberishtit në kryeqytet, ku ka përplasur dy makina, ndërsa itinerari i tij ka vijuar me zonën e Freskut.

Edhe në këtë zonë, 32-vjeçari ka përplasur një makinë dhe më pas, nga atje, është drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”, ku dhe u neutralizua nga kalimtarët e rastit. Mema ka pretenduar se nuk mban mend asgjë nga çka bërë më parë, ndërsa kujton vetëm momentin ku me makinën e marrë me qira, është gjendur në mes të sheshit.

Mema ka rekorde të mëparshme, është ndaluar për përdorim të narkotikëve dhe për një aksident.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga patronazhistja për Memën, ai rezulton votues i sigurt i PS.