Zëdhënësja e PD nxjerr dokumentet: Veliaj, tender për mobilimin e një biblioteke që nuk ekzistonte

345
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e quajti kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj “kryemashtrues”, sepse sipas saj pas demaskimit publik ai ka anuluar tenderin për mobilimin e një biblioteke inekzistente në Kombinatit.

“Kryebashkiaku i emëruar, paska dalë dje në këshillin bashkiak edhe e ka mbrojtur medemek do merrte mobilim për një vend fantazëm që biblioteka ende s’ka. Por në relacionin teknik siç mund ta shikoni në tender e ka te caktuar edhe godinën ekzistuese edhe arsyet e mobilimit që s’kishin lidhje me realitetin.

Vetëm një mashtrues serial i kapur në shpërdorim mund të vazhdojë të mashtrojë publikun me pallavra edhe pse në fakt e ka anuluar se letrat e çonin për ndjekje penale. Veliaj e ka kthyer Tiranën në beton, ka paralizuar qytetin dhe mendon vetëm për oligarkët dhe pasurimin e tij” – thotë Zhupa.