Ndalimi i muzikës, pas Tiranës protesta shtrihet në Vlorë/ Ja çfarë paralajmërohet

307
Sigal

Pas Tiranës, edhe pronarët dhe administratorët e lokaleve të natës në Vlorë protestuan kundër vendimit për ndalimin e muzikës dhe mbylljen e lokaleve të natës.

Pronaret e bareve dhe lokaleve të natës parashtrojnë kërkesat për ndryshime në aktin normativ, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

Gjithashtu kërkojnë të merret parasysh fakti që ky akt normativ do të thotë për ta falimentim për ta.

Të prekur janë edhe artistët, ata thonë se qeveria mund të marrë minimalisht parasysh suportimin e këtij sektori me përfshirje në paketë fiskale.

“Jemi shumë te penalizuar nga situata. Qeveria duhet të na ndihmojë dhe jo të na penalizojë. Është falimentim për çdo biznes në të gjithë Shqipërinë. Ne na ka penalizuar aq shumë kjo situatë saqë mendoj që protestat duhet t’i bëjmë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh një prej tyre.